50 euro, për secilin qytetar të prekur nga COVID-19 në Kamenicë

Kosova

50 euro, për secilin qytetar të prekur nga COVID-19 në Kamenicë

Nga: A.SH Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Qëndron Kastrati ka bërë me dije, se nga sot është hapur aplikimi për subvencionimin e qytetarëve të prekur nga virusi COVID-19.

Sipas tij, secili qytetar i prekur nga COVID-19 do të marrë 50 euro.

Postimi në Facebook:

50 euro, për secilin qytetar të prekur nga COVID-19

Prej sot është hapur aplikimi për subvencionimin e qytetarëve të prekur nga virusi SARS-CoV-2.

Aplikimi do të bëhet në format online, në aplikacionin si vijon: https://bit.ly/3mRT33g, apo e-mail adresën zyrtare të komunës: [email protected];

Sqarim: Të gjitha kërkesat për subvencionim në vlerë 50€, të cilat parashtrohen përmes e-mailit: [email protected], dhe aplikacionit online, do të shqyrtohen vetëm përmes listës zyrtare të IKSHP-së (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik).

Dokumentet do të pranohen në emailin zyrtar deri më datën 15.12.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat