Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve nga aksidenti në Shajkovc

Kosova

Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve nga aksidenti në Shajkovc

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:26
QKUK

Dy persona të lënduar nga aksidenti zinxhiror në fshatin Shajkovc të Podujevës, po trajtohen në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Njëri nga ta është në gjendje shumë të rëndë.

Kështu tha doktor Blerim Hyseni.

“Janë tre persona që janë sjell në QKUK nga aksidenti zinxhiror që ka ndodhur në Shajkovc. Njëri nga ta ka arritur nga Emergjenca në Podujevë pa shenja jete.

Sipas informacioneve që kemi vëllau i viktimës është në gjendje shumë të rëndë. Ai po trajtohet në Sallën Operative nga Kirurgu Abdominal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat