Spitalet të ngarkuara, mbi 900 pacientë të hospitalizuar

Kosova

Spitalet të ngarkuara, mbi 900 pacientë të hospitalizuar

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Foto Ilustrim

Numri i pacientëve të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale në vend po vazhdon të jetë i lartë.

Gjatë ditës së sotme në këto institucione janë të shtrirë 917 pacientë, nga të cilët 658 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

11 pacientë janë në respiratorë, 31 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 647 me oksigjen.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 347 pacientë, nga të cilët 292 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 25 janë negativ me këtë virus dhe 30 janë të pakonfirmuar.

9 nga pacientët janë në respiratorë, 11 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 243 me oksigjen.

Në spitalet rajonale janë të shtrirë 570 pacinetë, nga të cilët 366 të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 122 të konfirmuar negative dhe 82 të pakonfirmuar.

2 nga pacientët janë në respiratorë, 20 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 404 me oksigjen.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 153 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 72, në Spitalin e Pejës 146 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 79, në Spitalin e Vushtrrisë 21, në Spitalin e Mitrovicës 41 dhe në Spitalin e Ferizajit 58.

Nga spitalet rajonale disa herë është thënë se janë të ngarkuar për shkak të numrit të madh të pacientëve.

Ata janë shprehur se punën po ua vështirëson edhe infektimi i punëtorëve shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat