Tahiri, pas kalimit të Vushtrrisë në zonë të verdhë: Keni kujdes

Kosova

Tahiri, pas kalimit të Vushtrrisë në zonë të verdhë: Keni kujdes

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, pas kalimit të qytetit nga zona e kuqe e rrezikshmërisë në atë të verdhë.

Tahiri ka përkujtuar edhe, siç i quan ai, humbjet e mëdha nga koronavirusi, teksa ka bërë thirrje që qytetarët e Vushtrrisë të ruajnë njëri tjetrin.

Në zonë të verdhë, pas vlerësimit të situatës epidemiologjike nga Ministria e Shëndetësisë, ka kaluar edhe qyteti i Ferizajt.

Njoftimi i plotë

Vushtrria sonte ka dalur nga Zona e Kuqe në Zonë të verdhë, me këtë rast është hequr ora policore?

Shumë njerëz të dashur kemi humbur nga ky virus i keq, shumë qytetarë të tjerë po vuajnë me shëndet të rënduar.

Andaj, ju lutem, kujdes, ruani vehtën, familjen qytetin tonë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat