Ka ndërruar jetë veprimtari Hamdi Zymberi

Kosova

Ka ndërruar jetë veprimtari Hamdi Zymberi

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Hamdi Zymberi

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare, Hamdi Zymberi. Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

“Sot mora lajmin e trishtë për humbjen e axhës Hamdi Zymberi, njeriu i cili sakrifikoj shumë për vendin tonë, për këtë liri që sot ne marrim frym shlirë, njeriu i cili përjetoi dhunë nga shteti serb, njeriu i cili vuajti shumë në burgjet e ish Jugosllavisë, njeriu i cili humbi edhe shikimin nga tortura serbo sllave.

Ishe njeri i dashur, hero dhe plotë energji për të vazhduar jetën, mirëpo zoti të deshi edhe më shumë. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty o njeri i madh, zoti të shpërbleftë me xhehnet e qoftë parajsa vendi i duhur për ty”, ka shkruar mbesa e tij.

Një dedikim për Hamdiun e ka bërë edhe bashkëveprimtari i tij Sami Kurteshi: “Shok e bashkëveprimtar, i paepur, i pathyeshëm, i pakompromis, i vendosur, patriot dhe revolucionar i paepur!”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat