​Spitalet e Kosovës nga java tjetër fillojnë të pajisen me rezervuarë të oksigjenit

Kosova

​Spitalet e Kosovës nga java tjetër fillojnë të pajisen me rezervuarë të oksigjenit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Spitalet e Kosovës pritet të pajisen me rezervuarë të oksigjenit. Këtë laj me ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi përmes një statusi në Facebook.

Ai ka thënë se rezervuarët e oksigjenit janë zgjidhje afatgjate për spitalet e Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se javën e ardhshme Spitali i Gjilanit do të bëhet me rezervuar të oksigjenit, duke vazhduar me spitalet tjera.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Rezervuarët e oksigjenit -zgjidhje afatëgjatë për Spitalet e Kosoves.

Tashme u bë 1 vit që prej se bota po perballet me pandeminë COVID

Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara, me numer të vogel të profesionisteve shëndetësorë dhe infrastrukturë larg standardeve të deshiruara, po arrin te perballojë me sukses këtë pandemi.

Një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie, jo vetëm për Kosovën por edhe për shtetet tjera, problemit të furnizimit me oksigjen po i vie fundi. Shumë shpejt Spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervoar oksigjeni.

Gjilani, qysh javën e ardhshme do të bëhet me rezervoar, per të vazhduar pastaj me Gjakovë, Pejë , e kështu me radhë në të gjitha Spitalet. Profesionistët shëndetësorë do t’a kenë punen më të lehtë , e pacientët sigurinë makismale. Virusi, ende është prezent, andaj ende kemi nevojë për respektim të masave.

Vetëm bashkë , mund të ia dalim. Bashkë, suksesin e kemi të garantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat