Komuna e Kamenicës sot ka bërë përurimin e E-kiosk-ut për pajisje me certifikata të gjendjes civile

Kosova

Komuna e Kamenicës sot ka bërë përurimin e E-kiosk-ut për pajisje me certifikata të gjendjes civile

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 22:35
Komuna e Kamenicës sot ka bërë përurimin e E-kiosk-ut për pajisje me certifikata të gjendjes civile

Nga sot të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, do të mund të pajisen me certifikata të gjendjes civile nga E-kiosku.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja, përuruan E-kioskun përmes së cilës qytetarët e komunës do të pajisen me certifikata të gjendjes civile.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se me këtë projekt po jetësohet edhe një zotim i dhënë, për të ofruar shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët.

“Po përmbushim edhe një zotim tjetër. Për më pak se 30 sekonda, tani qytetarët tanë mund të pajisen me dokumentet e nevojshme administrative përmes E-kioskut.

Falë këtyre pajisjeve, tani do të ketë shërbime 24 orë, pa pasur nevojë të presim gjatë në sportele.

Me digjitalizimin e këtyre shërbimeve, po e bëjmë më të lehtë qasjen e qytetarëve, dhe punën më efikase në administratë”, tha ai.

Gjithashtu, Kastrati duke falënderuar drejtoreshën e Administratës, Brikenë Ramabaja, për angazhimin rreth këtij projekti, ka treguar se ky shërbim shumë shpejt do të ofrohet edhe në Hogosht e Roganë.

“Falënderoj Drejtorinë e Administratës, veçanërisht Brikenë Ramabaja, për angazhimin e pashoq në realizimin e suksesshëm të këtij projekti. Ky shërbim shumë shpejt do të ofrohet edhe në Hogosht e Roganë”, shtoi Kastrati.

Gjithashtu edhe drejtoresha, Brikenë Ramabaja, u shpreh e lumtur që qytetarëve tanë po iu mundësohen shërbime sa më të lehta dhe fleksibile.

“Puna dhe përkushtimi ynë ka në qendër mirëqenien e qytetarëve. Digjitalizimi i shërbimeve administrative do të lehtësoj punën e secilit qytetarë. Ndihemi të lumtur që si qeverisje po jetësojmë edhe një premtim të fushatës zgjedhore. Urime për të gjithë’’, u shpreh mes tjerash Ramabaja.

Ndërsa bashëatdhetari ynë Bardhosh Rama, ishte i pari qytetarë që u pajisë me dokumentet e nevojshme nga E-kiosku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat