Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Kosova

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:17
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me virusin COVID-19.

Gjatë kësaj kohe edhe 199 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e këtij virusi.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat