2 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid në Malishevë

Kosova

2 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid në Malishevë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:09
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe me kontaktet në terren.

Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 2 raste Tërpezë dhe Banjë , nga 1 rast në Burim, Llapçevë dhe Pagarushë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 579 raste, prej tyre 491 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 52 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat