Komuna e Kamenicës shpall gjendjen emergjente

Kosova

Komuna e Kamenicës shpall gjendjen emergjente

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:18
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shpallur sot gjendje emergjente pas situatës së krijuar nga vërshimet.

Përmes këtij vendimi obligohet Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që të koordinojë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për evidentimin e dëmeve dhe sanimin e tyre, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera relevante në Komunë.

Ekipet komunale dhe ekipet e zjarrfikësve, janë gjatë gjithë kohës në terren për sanimin e problemeve aty ku ka nevojë.

“Për të gjithë̈ qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët vazhdojnë të kenë problem nga vërshimet e ditëve të kaluara, këta numra janë në dispozicion për kontakt: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa edhe pas orës 16:00 të kontaktojnë në numrin 045549182, në çdo kohë që ata kanë nevojë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat