Vërshimet në Skenderaj shkaktuan dëme edhe në bujqësi

Kosova

Vërshimet në Skenderaj shkaktuan dëme edhe në bujqësi

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se vërshimet e fundit kanë shkaktuar dëme edhe në bujqësi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jashari njofton të gjithë fermerët që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme, të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.

Lexoni postimin e tij të plotë:Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë.Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore.Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.

Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021.Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara.Në përkrahje të fermerëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat