Gjeneral Irfete Spahiu pjesë e Konferencës Evropiane të Qendrave Trajnuese

Kosova

Gjeneral Irfete Spahiu pjesë e Konferencës Evropiane të Qendrave Trajnuese

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:36
Pamje nga takimi

Komandanti i Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) Gjeneral Brigade Irfete Spahiu mori pjesë dje në Konferencën Evropiane të Qendrave Trajnuese ku pjesëmarrës ishin edhe partner ndërkombëtar nga 39 shtete .

Gjatë telekonferencës u diskutuan tema të ndryshme.

Me theks të veçant për interoperabilitetin e qendrave trajnuese në çdo nivel, trajnimi i njësive për Operacione Luftarake të Përmasave të Mëdha, si dhe inovacionet më të rëndësishme trajnuese për 5 deri 10 vitet e ardhshme, tema këto të cilat janë prezantuar dhe diskutuar nga panelist të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse.

Mysafir nderi në Konferencë ishin Komandanti i US Army për Evropë dhe Afrikë gjeneral Christopher Cavoli dhe gjeneral John Kolasheski V Corps, të cilët ishin të gatshëm në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në trajnime të përbashkëta, që do të ndihmonin ushtritë në ngritjen e profesionalizimit të pjesëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat