Policia jep detaje për zjarrin në stacionin policor në Drenas

Kosova

Policia jep detaje për zjarrin në stacionin policor në Drenas

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Zyra e arkivit të stacionit policor në Drenas është përfshirë nga zjarri të hënën rreth orës 13:00.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe ka bërë të ditur se ka filluar puna për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar.

Ndërsa në raportin 24-orësh, Policia njofton se zjarri dyshohet se ishte shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.

Lidhur me rastin janë njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës dhe prokurori i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat