Sot 4 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid në Malishevë

Kosova

Sot 4 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid në Malishevë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:07
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe shtatë raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar  656 raste, prej tyre 511 janë shëruar, 40 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid janë dhe 105 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat