Ngrica e temperatura nën zero, ky është moti për dy ditë në Kosovë

Kosova

Ngrica e temperatura nën zero, ky është moti për dy ditë në Kosovë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në dy ditët e ardhshme në vendin tonë.

IHMK me anë të një komunikate për media ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat