8 të shëruar dhe 12 raste të reja me covid në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës

Kosova

8 të shëruar dhe 12 raste të reja me covid në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:17
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevë, 8 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar 12 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK dhe IRSHP në Prizren në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, përkatësisht nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë,

e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 679 persona,

prej tyre 525 janë shëruar,

40 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 114 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat