Lushtaku në Drenas: Kosova është stabile vetëm me PDK-në në qeverisje

Kosova

Lushtaku në Drenas: Kosova është stabile vetëm me PDK-në në qeverisje

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:19
Mërgim Lushtaku

Kandidati për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka vizituar sonte strukturat dhe simpatizantë të këtij subjekti në komunën e Drenasit.

Sipas tij, qytetarët e Drenasit, janë bindur që me PDK-në, mund të rimëkëmbet shteti në politikë, ekonomi e shëndetësi.

”Sot, pashë një mobilizim të jashtëzakonshëm të mbështetësve të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Të gjithë janë më të gatshëm se kurrë të angazhohen për fitoren e PDK-së me 14 shkurt. Madje, janë të bindur se vetëm me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës mund të rimëkëmbet shteti në aspektin politik, ekonomik dhe shëndetësor.

Kosova është stabile vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës në qeverisje!”, shkruan ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat