Ismaili: Programi i PDK-së parasheh vaksinimin e 70% të popullatës deri në fund të verës

Kosova

Ismaili: Programi i PDK-së parasheh vaksinimin e 70% të popullatës deri në fund të verës

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:07
Uran Ismaili

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka prezantuar programin e PDK-së për rimëkëmbjen e shëndetësisë.

Në katër shtyllat që ka prezantuar ai, si të parën e ka vënë luftën kundër pandemisë dhe vaksinimin e të gjithë popullatës.

Ismaili, gjatë prezantimit, ka thënë se fatkeqësisht, aktualisht në Kosovë nuk ka ende asnjë vaksinë, nuk ka as datë të fillimit, dhe as plan se si do të bëhet vaksinimi dhe kur do të përfundojë pandemia.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se vaksinimi është prioriteti më i lartë për shëndetin publik. Qeverisja e PDK-së do të vendosë kontaktet e menjëhershme me prodhuesit kryesorë në botë dhe me një transparencë të plotë do të nënshkruajë kontratat për t’i blerë vaksinat për të gjithë qytetarët e Kosovës.”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai ka zbuluar se qeverisja e PDK-së do të funksionalizoj 30 qendra të vaksinimit në gjithë Republikën e Kosovës.

“Vaksinimi do të kryhet shpejt – duke filluar nga ata që kanë nevojë më së shumti, e jo nga ata që mbajnë privilegje. Qeverisja e PDK-së do të ndjekë trendin e përcaktuar nga Bashkimi Europian, ku deri në fund të verës të vaksinohen 70% të popullatës sonë“, ka thënë Ismaili.

Në kudër të luftimi të pandemisë, Ismaili ka thënë se do të realizojnë edhe qendra për testim në të gjithë Kosovën, pako mbështetëse për të gjithë të infektuarit me Covid dhe kujdes i shtuar do ti kushtohet shëndetit mendor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat