Besnik Tahiri: Mobilizim i llapjanëve për fitore

Kosova

Besnik Tahiri: Mobilizim i llapjanëve për fitore

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:52
Besnik Tahiri

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Besnik Tahiri, thotë se ka angazhim dhe mobilizim si kurrë më parë i Aleancës në Podujevë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat, sipas tij, AAK’ja padyshim “do të konfirmohet si forca kryesore politike”.

“Gjatë takimit me strukturat e Degës së AAK-së në Podujevë u shpreh vullneti për mobilizim nga të gjithë për fitore dhe për një shtet dinjitoz dhe qeveri me duar të pastra. Aleanca asnjëherë nuk do të ndërrojë drejtimin dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për shtet-ndërtim pa asnjë luhatje me njerëz profesionistë e të ndërgjegjshëm.

Llapjanët janë bërë bashkë për ta mbështetur programin tonë dhe kandidatët për deputetë të Podujevës dhe të Aleancës në përgjithësi.

#RamushHaradinajPresident#BesnikTahiri 5″, thuhet ne postimin e Besnik Tahirit ne Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat