Familjarët e pacientes ankohen për shërbimet në Emergjencën e Podujevës

Kosova

Familjarët e pacientes ankohen për shërbimet në Emergjencën e Podujevës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:03
Podujevë

Me gjysmën e trupit të palëvizshëm, Elfete Spahiu shkoi rreth orës 19:00 të së premtes në Emergjencën e Podujevës.

Ajo kishte pësuar gjakderdhje në tru si pasojë e tensionit të lartë të gjakut.

Familjarët e saj thonë se pavarësisht gjendjes së rëndë të pacientes, mjekët e mbajtën në Emergjencë për rreth tre orë.

Më pas e udhëzuan për në QKUK, por 48 vjeçaren u desh ta dërgojnë të afërmit me makinë atje, meqë në Emergjencën e Podujevës në ato momente nuk pati shofer të autoambulancës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat