10 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Peqani me 3 raste

Kosova

10 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Peqani me 3 raste

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:01
Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 341 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 të infektuar me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 40 vjeç.

Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e suharekës janë: Greikoc (1), Nëpërbisht (1), Peqan (3), Sallagrazhdë (1), Studençan (1) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.017 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.560.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat