U prehsh në paqe miku ynë Agim Leci

Kosova

U prehsh në paqe miku ynë Agim Leci

Nga: Sadri Rexhepi Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:31
Agim Latif Leci

Lajmin e hidhur e mora nga faqja e facebookut. Meqë lajmi ishte shumë i rëndë që nuk doja ta besoja për tezakun e rilexova edhe një hërë ngase nuk deshiroja ta kuptojë këtë njoftim.Pasi e vërtetova lajmin sa do i hidhur qe ishte u riktheva në vitet e ‘80-ta dhe fillova t’i rikujtoj angazhimet e tij gjatë demonstratave në Prishtinë e veçmas në Besi, ku bashkë me disa shokë kishte ndalë kolonën e policisë serbe që ishte nisur nga Beogradi për të shkuar në Prishtinë për të shtypur demostruesit liridashës shqiptar. Ai bashkë me shokët i kishte çarmatosur policinë serbe…I kujtova vuajtjet e tij nëpër kazamatet serbosllave ngase ishte dënuar me dënim maksimal me 15 vite burg të rëndë. Ishte pjesëtar i UCK-së.

U preka shumë nga kjo humbje e një burri të mrekullueshëm fisnik dhe gojëmbël, të qeshur dhe gazmor, jo vetëm me ne shokët dhe miqtë që e kemi njohur nga afër dhe që kemi ndarë çelitë e burgut, por edhe me të tjerët me të cilët Agimi pati fatin të punojë e ruajë në kujtesë si një njeri i cili i respektonte kolegët shumë. Ishte i dashur me miqtë e shokët, ishte një familjar shembullor që nuk dinte të mërzitej për aq kohë sa unë e kam njohur dhe kam punuar me te shprehet përmallueshëm Kadri Batusha. Punuam së bashku në Hotelin “Iliria” në Prishtinë rreth një dekadë, por Agimi edhe pse ndërroi kolektivin dhe kaloi në televizionin RTK, nuk i harronte kolegët e vet. Shpesh herë vinte dhe na vizitonte në raste festash apo kur gjente kohë të lirë.

Për mua ishte një ëngjëll që Perëndia e mori shpejtë në gjirin e vet dhe fytyra e tij gazmore do rroj për jetë të jetëve. Para pak vitesh u nda nga jeta nëna e tij, tezja Xhevë, një grua zonjë e cila e donte shumë Agimin dhe ia kujtonte vuajtjet që i kishte përjetuar gjatë qëndrimit nëpër burgjet serbo-sllave. Meqë nëna e ka dashur shumë Agimin, ajo e mori me vete në parajsë.

Ngushëllime familjes. Bëhuni të fortë e të qëndueshëm ju vëllëzer e motra, bashkëshortja, familja Leci dhe gjithë ne që e kemi njohur!
I qofte i lehtë dheu i Kosovës! U prefsh në paqe Agim Latif Leci!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat