Rastet e reja sipas komunave, vetëm në Prishtinë u konfirmuan 120

Kosova

Rastet e reja sipas komunave, vetëm në Prishtinë u konfirmuan 120

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë konfirmuar 290 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 120.

Pastaj, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste.

Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste.

Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste.

Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat