Komuna e Drenasit njofton qytetarët të kenë kujdes për shkak të reshjeve të shiut

Kosova

Komuna e Drenasit njofton qytetarët të kenë kujdes për shkak të reshjeve të shiut

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:22
Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët, që të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit, në disa zona dhe reshjet e shiut.

Për çdo emergjencë kanë njoftuar që mund të lajmroheni tek Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit
Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut.
Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime.
Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji.
Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërohuni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat