Platforma E-shpenzimet tani në web-faqen e Komunës së Podujevës

Kosova

Platforma E-shpenzimet tani në web-faqen e Komunës së Podujevës

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:45
Ilustrim

Në kuadër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Komuna e Podujevës ka krijuar platformën digjitale E-shpenzimet, përmes së cilës tani e tutje çdo shpenzim i komunës do të pasqyrohet në web-in e komunës.

Komuna ka aktivizuar programin e publikimit të të gjitha shpenzimeve komunale, në mënyrë që qytetarët të kenë një pasqyrë të qartë lidhur me paratë e shpenzuara.

Platforma E-shpenzimet paraqet transparencë që është një tregues esencial për mënyrën e qeverisjes së mirë të institucionit nga zyrtarët e saj.

Kjo platformë pos që u mundëson qytetarëve të kenë qasje në informata, që kanë të bëjnë me shpenzimet e zyrtarëve, është mjet që shërben luftimin e keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat