Komuna e Vushtrrisë regjistron Ndërmarrjen Publike Lokale “ Përparimi” SH.A.

Kosova

Komuna e Vushtrrisë regjistron Ndërmarrjen Publike Lokale “ Përparimi” SH.A.

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë regjistron Ndërmarrjen Publike Lokale “ Përparimi” SH.A.

Ndërmarrjen Publike Lokale “Përparimi” SH.A. e themeluar së fundi sot është regjistruar edhe zyrtarisht si ndërmarrje.

Përmes një njoftimi qytetarët e Vushtrrisë i ka uruar kryetari i Komunës Xhafer Tahiri.

“Në këtë të Premte të bardhë, le të shënohet në historinë e pasur të Vushtrrisë, sot është dita e regjistrimit të NPL “ Përparimi” SH.A. Na pret ende punë që kjo ndërmarrje të jetë e suksesshme, por dua të falënderoj komplet ekipin tim për punën e madhe deri tek ky moment. Urime”, ka shkruar kryetari Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat