Enver Hoxhaj humbi nga VV në vendlindje

Kosova

Enver Hoxhaj humbi nga VV në vendlindje

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:42
Enver Hoxhaj

Lëvizja Vetëvendosje po fiton në vendlindjen e kandidatit të PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Enver Hoxhajt.

Sipas rezultateve preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, në fshatin Peqan të Suharekës ishin 3 vendvotime dhe në të trija po prinë LVV-ja.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje në vendlindjen e Hoxhajt mori 296 vota, ndërsa PDK 169 vota. Në Suharekë Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 37,54%, ndërsa, PDK sipas rezultateve preliminare ka 17,05%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat