Sllatinë, mbushet me mbeturina rruga e vjetër për aeroport

Kosova

Sllatinë, mbushet me mbeturina rruga e vjetër për aeroport

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:21
Foto

Rruga e vjetër për të shkuar në aeroportin e Prishtinës është mbushur me mbeturina.

Një lexues [emër i njohur për redaksinë] e ka dërguar një video nga ku mund të shihet se e gjithë ajo pjesë është e mbuluar me mbeturina.

I njëjti thotë se ai së bashku me shumë banorë të Sllatinës së Madhe e kanë dorëzuar një peticion me 270 nënshkrime në komunë, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas tij, ka më shumë se dy vjet që persona të panjohur hedhin mbeturina në këtë pjesë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat