Ky është kandidati i PDK-së që mori veç 1 votë në Podujevë

Kosova

Ky është kandidati i PDK-së që mori veç 1 votë në Podujevë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:28
Foto

Partia Demokratike Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit doli e treta në Komunën e Podujevës. Në këtë Komunë, PDK ka arritur t’i marrë vetëm 4 mijë 478 vota.

Sipas listës, të cilën e ka siguruar media, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka arritur të marr më së shumti vota nga partia e tij, pasi dy kandidatë për deputet arritën të sigurojnë më shumë vota.

Sipas të dhënave të siguruara, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani kanë marrë më së shumti vota në Podujevë.

Ndërkaq, ka edhe deputetë të cilët kanë arritur të marrin vota me numër një shifror. Hevzi Xhelili në këtë komunë ka marr vetëm një votë.

Kurse, Zijushe Ahmeti, Garip Zahiti, Sevi Dernjani, Jetmire Skeraj dhe Mevludin Mazreku, janë po ashtu kandidatët që kanë shumë pak vota në Podujevë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat