Obiliqi kërkohet t’i respektojë vendimet dhe urdhëresat e OSHP-së

Kosova

Obiliqi kërkohet t’i respektojë vendimet dhe urdhëresat e OSHP-së

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Obiliq

Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka kthyer në rivlerësim një tender të Komunës së Obiliqit dhe ka kërkuar nga kjo e fundit që të respektojë vendimet dhe urdhëresat e këtij institucioni (OSHP). Ky njoftim i OSHP-së ka dalë pas dyshimeve për shkelje ligjore në tenderin “Parku te Lagjja e Morinëve”, vlera e të cilit ishte parashikuar 276,627 euro.

“Operatori ekonomik ‘Eing Com’-Podujevë si palë e pakënaqur ka parashtruar në OSHP ankesën me numrë 64/21 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Parku te lagjja e Morinëve’ me nr. të prokurimit 614-20-3180-5-2-1, duke pretenduar se AK ka shkelur këto dispozita ligjore: neni 1, 7, 59, 60, 62 të LPP-së; vendimi i OSHP-së nr. 682/20”, thuhet në këtë njoftim të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

I njëjti organ, pas pranimit të ankesës, në bazë të nenit 113 dhe 114 të LPP-së më datën 26 janar 2021 ka autorizuar ekspertin profesional të prokruimit për të shqyrtuar pretendimet ankimore të OE ankues. Ekpserti profesional i prokurimit e ka dorëzuar raportin e ekspertizës në të cilin ka konstatuar që ankesa e OE “Eing Com”-Podujevë të aprovohet e bazuar dhe lënda të kthehet në rivlerësim. Ndërkohë që nga AK-ja ka kërkuar t’i respektojë vendimin dhe urdhëresën e OSHP-ës nr. 682/20.

“Autoriteti Kontraktues KK-Obiliq më datën 8 shkurt 2021 ka pranuar mendimin e ekspertit profesional të prokurimit dhe të njëjtit më datën 15 shkurt 2021 përmes parashtresës me shkrim kanë njoftuar Panelin shqyrtues të OSHP-së se pajtohen me mendimin e dhënë në rarpotin e ekspertizës”, thuhet tutje në këtë njoftim. “Paneli shqyrtues njofton Operatorin Ekonomik ankues dhe Autoritetin Kontraktues se konform nenit 115, pika 3 i LPP-së që procedura e ankesës përfundon në këtë fazë”.

Paneli shqyrtues e ka obliguar Autoritetin Kontraktues që në afat prej dhjetë ditësh ta njoftojë me shkrim Panelin shqyrtues lidhur me të gjitha veprimet e ndërmarra për këtë aktivitet të prokurimit.

“Operatorit ekonomik ‘Eing Com’-Podujevë konform nenit 118, pika 3 të LPP-së i kthehet sigurimi i ankesës. Urdhërohet EO ankues që konform nenit 31, pika 6 të Rregullores së punës së OSHP-së në afat prej 60 ditësh të bëjë kërkesën për kthim të sigurimit të ankesës, në të kundërtën i bëhet konfiskimi i depozitës dhe këto mjete kalojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat