IOM vazhdon me përkrahje të komunitetit RAE

Kosova

IOM vazhdon me përkrahje të komunitetit RAE

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të implementimit të projektit për Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU-CSP IV), i cili financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, Ahmet Ahmeti nga komuniteti ashkali, ka përfituar mjete pune për përpunimin e mishit.

Përfaqësuesja e IOM-it dhe udhëheqësi i zyrës për Komunitete në Komunën e Podujevës, Liman Zeqiri, në kuadër të programit EU-CSP IV, ia kanë dorëzuar përfituesit Ahmet Ahmeti – pjesëtar i komunitetit ashkali.

Mjetet e punës për përpunim të mishit, që do ta ndihmojnë për zhvillim të biznesit së tij.

Projekti EU-CSP IV, që implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), përkrah komunitetin për integrim të plotë në shoqëri dhe përmbush objektivat strategjike, që do të kontribuojnë në arritjen e një sistemi gjithëpërfshirës për respekt, barazi dhe integrimi për diversitetin e këtyre komuniteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat