Gjykata sot vendos për Kishën Ortodokse në Universitetin e Prishtinës

Kosova

Gjykata sot vendos për Kishën Ortodokse në Universitetin e Prishtinës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:16
Protestat, arkiv

Seanca për padinë e Universitetit të Prishtinës ndaj Kishës Ortodokse “Sveti Nikolla”, do të mbahet sot.

Para më shumë se tre viteve Universiteti i Prishtinës kishte dorëzuar, padi në Gjykatë lidhur me një parcelë toke brenda kampusit të Universitetit “Hasan Prishtina”, ku gjendet edhe Kisha Ortodokse,

Përmes një reagimi, organizata “Demokracia Studentore”, kanë thënë se presin që sot gjykata të vendos t’ia rikthej token universitetit të Prishtinës dhe objekti i vendosur me dhunë në kampusin universitar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit të shërbej si muze e krimeve të luftës.

“Organizata Demokracia Studentore kërkon nga gjykata që toka e uzurpuar nga ish regjimi serb t’ju rikthehet universitetit të Prishtinës dhe objekti në formë të kishës i vendosur me dhunë nga kasapi i Ballkanit Slobodon Milloshevic të shërbej si muze i gjenocidit dhe krimeve të luftës që i ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha kisha e vendosur me masa të dhunshme në kampusin e universitetit të Prishtinës simbolizon planin e Serbisë për spastrimin etnik të shqiptareve dhe ky objekt duhet të funksionoj si muze i krimeve të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në reagimin e studentëve.

Gjykata duhet ti analizoj të gjitha dëshmitë që i kanë adresuar dhe ti shikoj videot ku shihet qartë rrethimi i kampusit të universitetit të Prishtinës nga ish regjimi Jugosllav me masa të rrepta të ushtrisë dhe policisë serbe me tanke dhe mjete të rëndë luftarake kur vendoset gurthemieli i këtij objekti, ku kanë marrrë pjesë edhe shumë kriminel të luftë si Radovan Karagjiq dhe Zeljko Raznjatoviq-Arkan.

Seanca për padinë e Universitetit të Prishtinës për uzurpimin e tokës nga Kisha Ortodokse “Sveti Nikolla”, është caktuar për sot me datën 1 mars 2021.

Kujtojmë se në mars të vitit 2017, Universiteti i Prishtinës e kishte humbur gjyqin e parë ndaj Kishës Ortodokse lidhur me pronësinë e tokës, si pasojë e mungesës së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në gjyq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat