Rexhep Mazreku priti pasardhësit e Salih e Feriz Krasniqit

Kosova

Rexhep Mazreku priti pasardhësit e Salih e Feriz Krasniqit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 12:10
Pamje nga takimi

 Shkas për pritjen ishte çmimi,  ku ditë më parë nga  MKRS-ja , rapsodët legjendar Salih e Feriz Krasniqi, që quan këngën nga Drenoci i Malishevës ne Angli dhe u vlerësuan me vendin e parë, ku ministrja, Vlora Dumoshi iu  ndau, Çmimin për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore ."Dea Dardanikae"( pas vdekjës). Këtë çmim e pranuan Naim Salih Krasniqi dhe Florim Feriz Krasniqi.

Ndërsa, sot drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku si dhe zyrtari për zhvillim të kulturës pran drejtoirsë, Kushtrim Morina, priten në takim pasardhësit, e rapsodëve Salih e Feriz Krasniqin, Naim e Florim Krasniqin.

''Ku i përgëzuan për vlerat e këngëve dhe trashëgimisë  folklorike që ia dhanë, këta rapsodë, familjes, fshatit, Llapushës, Kosovës e mbarë kombit shqiptar, njëherit i uruan për çmimin për vepër jetësore që iu është nda nga MKRS-ja, e që është çmim meritor, por edhe  kërkuan që nga ta dhe brezat e rinj të kultivohet kënga folklorike edhe sot, sepse vepra më me zë e rapsodëve Salih e Feriz Krasniqi do të jehonë nëpër shekuj  e gjeneratë pas gjenerate do të trashëgohet dhe do të ndikoj në nxitjen e të rinjve për t'u marrë me këtë veprimtari artistike''. Urime juve  familjarëve, malishevasëve dhe gjithë popullit shqiptar''.

Image

Në fund, Mazreku u tha familjarëve të rapsodëve se do të angazhohet institucionalisht për mbështetje edhe për projektet që u dedikohen rapsodëve si dhe  apeloi tek profesionalistët për angazhim më të madh në këtë fushë të trashëgimisë muzikore, ku Malisheva njihet si trevë burimore folklorike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat