Sot një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:46
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19.

Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin emergjent që merret me menaxhimin e situatës me pandeminë covid-19.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 817 raste, prej tyre 746 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 24 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat