Këta janë deputetët nga Vetëvendosje në Podujevë

Kosova

Këta janë deputetët nga Vetëvendosje në Podujevë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:41
Vetëvendosje

Të pestë kandidatë për deputetë nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë kanë arritur të fitojnë ulësen e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fitim Haziri, Saranda Bogujevci, Vendenis Lahu, Driton Hyseni e Fatmir Humolli kanë arritur numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë deputetë.

Bogujevci ka 10819 vota vetë më Podujevë (26 mijë 378 në total), Fitim Haziri 10795 (15 mijë 951 në total), Vendenis Lahu 7785 (9 mijë e 839 në total), Fatmir Humolli ka në total 10 mijë 428 vota, kurse Driton Hyseni 9 mijë 165 sosh.

 Lëvizja Vetëvendosje fitoi edhe në Komunën e Podujevës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, VV ka arritur t’i kapë 25.899 vota apo 60.95 për qind, pasuar nga LDK 9.819 vota apo 23.18 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.717 vota apo 11.10 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat