Dëmtohen pllakat e dëshmorëve në Revuçë të Podujevës

Kosova

Dëmtohen pllakat e dëshmorëve në Revuçë të Podujevës

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:27
Dëmtohen pllakat e dëshmorëve në Revuçë të Podujevës

Gjatë të mërkurës, është dëmtuar pllaka me logo të UÇK-së në Revuçë të Podujevës.

Ideatori i pllakës i njoftoi organet e rendit për dëmtimin. Ai është i shqetësuar më shumë me faktin se si dikush mund ta dëmtojë pllakën me të cilën vepër i godit heronjtë dhe një popull të tërë.

Disa kilometra më tutje, fat të njëjtë pati edhe pllaka kushtuar heroit të kombit, Ali Ajeti.

Por, këtu dëmtimet janë më të vjetra, që për një bashkëluftëtar janë mjaft të dhimbshme.

Nga familja e Ali Ajetit nuk pranuan të flasin për rastin para kamerës, pasi sipas tyre, pllaka ka kohë që është dëmtuar dhe tek tani dikujt i ra në mend të shkruaj për të.

Ali Ajeti i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demonstrata dhe sulme mbi pushtetin serb gjatë viteve të ’90-ta. Aktualisht në Podujevë, emrin e tij e mban një rrugë, një shkollë, ndërsa në qendër të qytetit ka dhe një bust kushtuar tij.

Dy rastet në fjalë, i dënoi edhe Kryetari i Podujevës, Shpëtim Bulliqi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, kushdo që e ka bërë këtë, ka kryer një akt të turpshëm. Policia po merret me hetimin e këtyre dy rasteve, që u cilësuan në raportin 24 orësh si “Dëmtim i Varrezave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat