2 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

2 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:10
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevë, 2 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 843 raste, prej tyre, 767 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 29 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat