Edhe këto projekte pritet të realizohen sivjet në Suharekë

Kosova

Edhe këto projekte pritet të realizohen sivjet në Suharekë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:05
Muharrem Nitaj dhe Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe ministri në detyrë i Ekonomisë e Mjedisit Muharrem Nitaj nënshkruan marrëveshjen për investime në disa projekte.

"650.000 euro është vlera e projekteve kapitale të cilat do të investohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në Komunën e Suharekës në vitin 2021", tha kryetari Suharekës. 

Ai tregoi se me ministrin Muharrem Nitaj nënshkruan (aneks) dokumentin e Memorandum Mirëkutimit i cili financon këto projekte.

"Ndërtimi i rezervuarit të ujit te Pusi i Atit" dhe - "Rregullimi i shtratit të lumit Toplluha - Suharekë". 

Sipas të parit të Suharekës punët do të vazhdojnë për zhvillimin e projekteve, të cilat e ndihmojnë Komunën e Suharekës dhe qytetarët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat