Komuna e Obiliqit vendos në shitje 18 vetura

Kosova

Komuna e Obiliqit vendos në shitje 18 vetura

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:25
Ilustrim

Komuna e Obiliqit i ka vendosur në shitje 18 automjete.

Automjetet zyrtare, të cilat komuna nuk do t’i përdorë më, do të shiten përmes një ankandi të mbyllur.

Ftesa për ofertë për shitjen e automjeteve të dala jashtë përdorimit të Komunës së Obiliqit, është hapur të hënën. Do të zgjasë deri më 26 mars. Në mesin e automjeteve të hedhura në shitje janë edhe pesë autoambulanta.

“Autoriteti Kontraktues fton oferta të mbyllura për blerje të Hondaj Accet; Hondaj Accet; Tojota vensis; Piaggio Porter; Pollo Reno Clio; Golf; Suzuki Vitara; Honday 1.2; Opell Autoambulantë Mercedes 1997 Autoambulantë; Misibishi Pajero; Golf 3; Daimler Chrysler Autoambulantë; VW Vasvagen Autoambulantë; Mercedes Vita Autoambulantë; Fijat Stilo; Lada Niva; Misibishi; Kia Autoambulantë Honday i55”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

Komuna ka njoftuar se ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar.

“Dokumentet e ofertimit do të kërkohen nga ofertuesit e interesuar duke dorëzuar një aplikacion me shkrim në adresën e cekur më lartë”, thuhet në njoftim.

Madje, të interesuarit mund t’i inspektojnë automjetet në shitje, në parkingun e Komunës më 19 mars, pas katër ditësh, nga ora 11:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat