Komuna e Drenasit, e para në krijimin e platformës online të objektivave për zhvillim të qëndrueshëm

Kosova

Komuna e Drenasit, e para në krijimin e platformës online të objektivave për zhvillim të qëndrueshëm

Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:52
Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit, ka dëshmuar për sa herë së është transparente e llogaridhënëse në qeverisjen e mirë lokale ne shërbim të qytetarëve.

Të enjten, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) Burip Ejupi, memorandum i cili i hap rrugën e krijimit të platformës së parë në Kosovë në realizimin e objektivave të projektit: “Integrimi i Objektivëve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OSHQ) në procesin e dialogut komunal, në Kosovë”.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar drejtorin Ejupi dhe stafin e INDEP-së për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Komunës së Drenasit në realizimin e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e nivelit të përgjegjësisë komunale karshi qytetarëve. Lladrovci është zotuar se komuna do t’i ofrojë të gjitha kapacitetet dhe informatat e nevojshme për realizimin e kësaj platforme, e cila ka një rendësi shumë të madhe.

Drejtori ekzekutiv i INDEP-së, Burim Ejupi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë pasur në realizimin e projekteve dhe ka shtuar se me realizimin e këtij projekti synohet krijimi i një hapësire virtuale informuese-platformë, për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe me gjerë dhe se përmes saj mundësohet paraqitja grafike e përmbushjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Krijimi i kësaj platforme do të behët më së largu deri në fund të muajit prill të këtij viti dhe e njëjta do t’u ofrojë qytetarëve të Drenasit informata të hollësishme përmes 17 objektivave që dalin edhe nga “Agjenda 2030” në nivel komunal, ndërsa po ajo, komunës do t’ia lehtësojë procesin e monitorimit të zbatimit të OSHQ-ve në nivel lokal dhe do të informojë në kohë reale palët e interesuara në statusin e komunës në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat