Sasi e madhe e borës në Bajgorë, rrugët pastrohen me ekskavatorë

Kosova

Sasi e madhe e borës në Bajgorë, rrugët pastrohen me ekskavatorë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Sasi e madhe e borës ka rënë në 24 orët e fundit gjithandej vendit.

Kjo borë ka shkaktuar vështirësi në lëvizje nëpër qytete, por që pothuajse ka bllokuar qarkullimin në pjesën kodrinore-malore.

E tillë është gjendja në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, ku niveli i borës së rënë është tejet i lartë.

Nga një video dërguar medias shihet se rrugët e këtij fshati janë pastruar me ekskavatorë, e të cilët kanë pasur vështirësi për ta larguar borën skajeve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat