Ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Kosova

Ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 08:57
Ilustrim

Ngjarjet për ditën e sotme.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti bën homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi. (Teatri Kombëtar, ora 9:00)

– U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe me rastin e vdekjes së artistit Rasim Thaçi (Teatri Kombëtar, ora 9:30)

– Federata e Pingpongut e Kosovës vazhdon me ndeshjet ekipore në Ligën e Juniorëve meshkuj 3 xhiro dhe Liga e Juniorëve femra 1 xhiro . (Ferizaj, ora 10:00)

– Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta dhe Shoqata e të Burgosurve Politik, do të organizojnë Akademi për Pranverën Shqiptare të vitit ‘81. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl Berisha”, ora 13:00)

– Mbahet stërvitja e Kombëtares së Suedisë. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 17:30)

– Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 18:00)

– Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”, do të organizojnë një aktivitet ku do të shfaqet një performancë artistike e artistëve të teatrit të qytetit, ku po ashtu do të bëhet shpërndarja e mirënjohjeve për artistët që i kanë kontribuar teatrit të qytetit me vite të tëra. (Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren, ora 18:00)

– Kombëtarja e Suedisë mban konferencë për media. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 18:40)

 – Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 19:00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat