Deri tani, 47 viktima nga Covid-19 në Malishevë

Kosova

Deri tani, 47 viktima nga Covid-19 në Malishevë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja.

Deri tani në këtë komunë janë regjistruar 47 viktima si pasojë e këtij virusi, ndërsa 909 persona janë infektuar me këtë virus.

“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me Covid-19 janë regjistruar 909 raste, prej tyre 808 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 54 persona.

Në raportin e IKSHPK, të publikuar sot, është përfshi edhe një rast aktiv, i cili është ritestuar, prandaj realisht sot janë 7 raste, e jo siç janë paraqitur 8 raste”, bëhet e ditur nga Komuna e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat