Kosovë, ky ishte muaji më i nxehtë i vitit 2020

Kosova

Kosovë, ky ishte muaji më i nxehtë i vitit 2020

Më: 28 mars 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nxjerrë publikimin “Disa Fakte mbi Mjedisin” për vitin 2019-2020.

Sipas këtij publikimi, në vitin 2020 temperatura maksimale ka qenë në korrik 28.9° C, ndërsa temperatura më e ulët ka qenë në janar -4.5° C.

Në vitin 2019 numri më i madh i ditëve më të reshura ishte në prill, 19 ditë, ndërsa në vitin 2020 ka qenë në muajin qershor, 16 ditë.

Publikimi “Disa Fakte mbi Mjedisin” synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë.

Ditëve të fundit në Kosovë pati reshje shiu dhe bore, teksa moti i nxehtë pritet të kthehet nga dita e hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat