Organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Kosova

Organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Më: 29 mars 2021 Në ora: 11:00
Liqeni i Batllavës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se të mërkurën do të organizohet një aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës.

Ai tha se në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

NJOFTIM: të mërkurën, më 31.03.2021, nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit.

Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet nga SHPSR “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

Andaj ju ftoj të gjithëve pa dallim të bashkohemi në këtë aksion, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij.

Mjedis të pastër – jetë të shëndetshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat