Beteja e 29 marsit në Prekaz, përkujtohet dëshmori Avdullah Kodra

Kosova

Beteja e 29 marsit në Prekaz, përkujtohet dëshmori Avdullah Kodra

Më: 29 mars 2021 Në ora: 13:20
Prekaz

Në 22 vjetorin e rënies, është përkujtuar sot dëshmori Avdullah Kodra. Bashkëluftëtarë, familjarë e miqë kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit të heroit në fshatin Prekaz dhe në varrezat e dëshmorëve në Marinë, ku prehet trupi i tij.

Ata që dy dekada më parë luftuan krah tij, sot thanë se Avdullah Kodra, ani pse ri në moshë, ishte i gatshëm të jap jetën për lirinë e Kosovës.

Avdullah Kodra ishte bashkuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në janar të vitit 1998 dhe ishte pjesë e brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.

Në moshën 24 vjeçare ai ra heroikisht në betejën e 29 marsit të vitit 1999 në Prekaz kundër forcave serbe, në të cilën mbetën të plagosur rëndë komandanti i kompanisë Avdyl Kodra dhe ushtari Hajdin Kodra, pjesë e brigadës 114.

Sot trupi i tij prehet në varrezat e dëshmorëve dhe heronjve në Marinë të Drenicës.

22 vjet pas rënies, dëshmorët Avdullah Kodra, Xhemë Veliu e Nuhi Geci janë përkujtuar sot edhe nga shoqatat e dala nga lufta dhe kryetari i Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari, të cilët kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë varrezave të dëshmorëve në Marinë.

“Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve, Avdullah Kodra, Xhemë Veliu e Nuhi Geci, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë e familjarë të dëshmorëve bëmë homazhe e vendosëm lule tek varret e tyre në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. Me këtë rast deklarova se dëshmorët tonë ranë që ne sot të jetojmë të lirë, andaj edhe duhet të jemi të bashkuar që të jetësojmë amanetin e tyre për shtet të zhvilluar e mirëqenie sociale për të gjithë”, ka shkruar Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat