Fillimi i prillit me mot të ndryshueshëm

Kosova

Fillimi i prillit me mot të ndryshueshëm

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:35
Ilustrim

Ditët e para të prillit nisin me mot të ndryshueshëm. Nga e premta me shi e bubullima, në fundjavë më ftohtë me shi e borë.

1.04 - Më ngrohtë, kryesisht me diell, pasdite me vransira të shpërndara.

2.04 - Mbetet ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu, me mundësi edhe për bubullima.

3.04 - Kryesisht me vransira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites. Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme. Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.

4.04 - Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

5.04 - Në mëngjes ngrica dhe kryesisht me vransira. Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C, e të hënën në -1C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 18C ditën e premte, e të dielen zbresin edhe në 5C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-13m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike në tendencë të rënies edhe nën vlera normale ditëve të fundjavës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat