MSH: Mbi 700 profesionistë shëndetësor janë vaksinuar kundër Covid19

Kosova

MSH: Mbi 700 profesionistë shëndetësor janë vaksinuar kundër Covid19

Nga: A.SH Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:20
Mjeke

Mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucionet shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Nga MSH kanë njoftuar se, për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim

Njoftimi i MSH-së:

Mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucionet shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19. Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim.

Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm.

#Bashkëiadalim

#Vaksinohu

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat