Edhe Rahoveci kundër mbylljes, Latifi: Kemi pësuar mjaft humbje

Kosova

Edhe Rahoveci kundër mbylljes, Latifi: Kemi pësuar mjaft humbje

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:42
Smajl Latifi

Vendimi për mbyllje totale pritet të merret nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. kjo ka bërë që kjo e fundit të thërrasë në takim kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar që vendi të shkoj në mbyllje totale për disa ditë.

Mirëpo komuna e Rahovecit nuk po e përkrah një mbyllje totale. I pari i kësaj komune, Smajl Latifi i tha KosovaPress-it se e rrugës do të ishte respektimi rigoroz i masave antiCOVID-19, duke përmendur se pandemia ka shkarkuar dëme të mëdha tek shumë bizneseve.

Latifi: Të rritet zbatimi masave që janë në fuqi, kundër masave të reja

"Po kemi pasur një takim formal më ministrin Vitia dhe Ministrin, Krasniqi[...]ata paraqitën një tablo te situatës aktuale epidemiologjike se Kosovës, pastaj i kemi paraqitur edhe ne shqetësimet tona, ne që ishim të pranishëm në takim[…]kamë ngrit shqetësime edhe unë pra ne jemi më shumë për respektimin e masave me rigorozitet të masave që janë aktualisht në fuqi se sa për masa të reja sepse në frymën e përpjekjeve për mbrojtën e shëndetit publik edhe ndërmarrjen e veprimeve masave për parandalimin e virusit nuk është që i shërben mbyllja totale tash sepse humbjet janë shumë të mëdha edhe në ekonomi, te ne në bujqësi, e në gastronomi, e në plotë sektorë të tjerë dhe unë kam kërkuar që të rritet efikasiteti i organeve në nivel komunal dhe organeve në nivel shtetëror të rritët numri i inspektorëve në nivel lokal dhe qendror, të rriten kapacitet e policisë pra te rritet përkrahja për organet kompetente në mënyrë që të kemi një siguri që po zbatohen më me rigorozitet më mire masat që aktualisht janë në fuqi[...]në si komunë jemi në zonën e gjelbër t dhe tash jemi në fazën e të mbjellave pranverore", tha ai.

Para kryetarëve të komunave, Latifi thotë se Vitia prezantoi se e gjithë kjo vie pas vlerësimeve që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) duke kërkuar masa ekstreme.

Latifi: Vitia tha se IKSHPK po kërkon masa ekstreme që çojnë në mbyllje ekstreme

“Sipas ministrit Vitia tash ISHKP ka bërë vlerësimet e veta dhe po kërkon masa ekstreme pastaj u mundu me qenë me i balancuar në paraqitjen e kësaj situate mirëpo tash do të shohim se sot në mbrëmje apo pasdite trakti dhe sa janë marrë në konsideratë çështje që i kanë ngritur sot kryetarët e komunave të pranishëm në takimin online. Mos të harrojmë se asociacioni i komunave e ka peshën dhe rolin e vet dhe ata duhet të japin fjalën e vet, kontributin e vet për komunat dhe duhet të konsultohen më shumë të gjitha komunat dhe çdo vendim për komuna duhet të ndermirët në koordinim me kryetarët e komunave dhe me asociacionin e komunave", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat