​Berisha: Gjendja e menaxhueshme në Malishevë, masat e reja të panevojshme

Kosova

​Berisha: Gjendja e menaxhueshme në Malishevë, masat e reja të panevojshme

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:42
Hajdin Berisha

Nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, thotë se janë kundër masave të reja të propozuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ai kërkon që të ketë respektim të plotë të masave aktuale, pasi vlerëson se një mbyllje totale do t’i kolapsonte bizneset dhe ekonominë në përgjithësi.

Hajdin Berisha thotë se qëndrimi i tij është të respektohen masat të cilat janë në fuqi, pasi pohon se në komunën e Malishevës gjendja është e menaxhueshme dhe se nuk ka nevojë për mbyllje.

Berisha: Gjendja e menaxhueshme kundër masave të reja

"Unë kam shprehur qëndrimin tim që jam për me i respektua masat të cilat janë në fuqi, më strikt secili faktor por te mbyllja tek masat ekstreme unë kam shpreh skepticizmin tim...0:52 Unë kam shpreh qëndrimin tim se në Komunë të Malishevës është gjendja plotësisht e menaxhushme me numrat të cilët i kem, po menaxhojmë po punojmë për aq sa mundemi se kemi ndalë punën e aktivitetin prej fillimit të pandemisë", tha ai

Në pyetjen se a do të arrinte Komuna e Malishevës të mbështeste bizneset në rast mbylljeje, Berisha thotë se pandemia një gjë të tillë e kanë të pamundur.

Berisha: Komuna e ka të pamundshme t’i mbështet bizneset

"Jo komuna e ka të pamundshme t’i mbështet edhe për mendimin tim bizneset vazhdimisht veç janë duke u dëmtua ende më shumë...1:30 Pandemia i ka dëmtuar prej fillimit edhe po vazhdon me i dëmtua ende edhe po ndiejmë dhimbje sigurisht dhe solidaritet me ta. Po nga ana financiare Komuna e ka problem me i mbështet", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat